As dietë dhe as aktivitet fizik/ Si ia arriti Marina Vjollca të humb 10 kg në pak kohë?!

Marina Vjollca ishte e ftuar së fundmi në programin ‘Jo vetëm modë’, ku iu përgjigj dhe komenteve në lidhje me ndryshimin e saj në peshë, duke pranuar se ka humbur 10 kilogramë.

Por Marina tregon se nuk ka mbajtur asnjë dietë dhe nuk ka kryer ndonjë aktivitet fizik. “Rashë në peshë rreth 10 kile, nuk e di se çfarë ndikoi tek unë që u dobësova shumë dhe njerëzit e vunë re. Shumë njerëz më thanë je duke mbajtur dietë apo jam duke bërë ndonjë aktivitet fizik. Nuk është fare e vërtetë, nuk e di çfarë ndodhi. Mbase periudha stresuese e pandemisë”, ka treguar ajo.

Më tej, Marina shton se i mungon jashtëzakonisht publiku në “Klanifornia”, ndërsa shpreson që situata të rikthehet siç ishte dhe në Shtator salla të mbushet plot.

“Jo vetëm për mua, ashtu sikurse gjithë shqiptarët ne ndjenim gjatë gjithë kohës që mund të infektoheshim. Kështu që edhe kur vinim në punë, sigurisht duke respektuar distancën. Siç e shihni salla këtu është shumë e madhe dhe në kaq hapësirë detyrohesha të vija vetëm unë, në momentin që dilja unë, pastaj vinte aktori tjetër.

Më mungon jashtëzakonisht shumë është totalisht një ndjesi tjetër kur ti prezanton para publikut dhe është ndryshe tani. Më përpara e merrje direkt emocionin, edhe kur e thoje batutën, fakti që të qeshte publiku, edhe mund të shkonte dhe pak më tepër, kurse tani është shumë e thatë. Shpresoj që në Shtator situata të kthehet ashtu siç ka qenë, salla të mbusht plot sepse më shumë se gjithçka “Klanifornia” ka kuptim me publik”, është shprehur moderatorja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *